E dhimbshme për familjen Hoxha, ky është personi që vdiq duke punuar

Punetori puntori punetor aksident _20251017_070240_0000

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Graboc të Pejës, ku një person ka rënë nga lartësia brenda një shtëpie në ndërtim dhe ka humbur jetën, mëson Gazeta Sinjali.

Rasti, siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet është raportuar më 9 dhjetor 2025 rreth orës 10:30, kur Policia është njoftuar se një person ishte rrëzuar brenda objektit.

Në vendngjarje, dëshmitarët kanë deklaruar se gjatë punimeve kanë dëgjuar një krismë brenda shtëpisë dhe, pasi kanë hyrë, kanë parë të rrëzuar viktimën Gani Hoxha.

Sipas të dhënave të para, 67-vjeçari dyshohet se ka rënë nga një lartësi rreth 3 metra në hapësirën e brendshme të shtëpisë, në një galeri të parrethuar, duke goditur dyshemenë e betonuar.

Viktima është dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës, ku është intubuar për shkak të gjendjes së rëndë dhe më pas është transferuar për në QKUK. Rreth orës 20:00, ai ka ndërruar jetë, mëson Sinjali.

Në vendngjarje kanë dalë hetimet e stacionit, krim-teknika dhe inspektori i punës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar si Hetim i Vdekjes dhe mbetet në procedurë hetimore.