
Policia e Kosovës ka dal me një reagim në lidhje me mjegullën e madhe që e ka kapluar vendin.
Në njoftimin e bërë, Policia ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes.
“Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëj shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.