Kryesia e PDK-së vendos nëse Limaj do të jetë në listën e PDK-së

Kryesia e PDK-së vendos nëse Limaj do të jetë në listën e PDK-së

Fatmir-Limaj-foto-Fatmir-Limaj-Facebook

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PKD), ka vendosur që të mos e përfshijë në listën zgjedhor Nismën të udhëhequr nga kryetari Fatmir Limaj.

Burime të Periskopit brenda PDK-së kanë treguar se nuk ka pasur pajtueshmëri për përfshirjen e Limajt në listën zgjedhore.

Ditëve të fundit ka pasur dikustime se mund të përfshihet Fatmir Limaj në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që priten të mbahen me 28 dhjetor.

Kurse,kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ishte takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LKD), Lumir Abdixhikun.

Kurse, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot të ditur se nuk do të zhvillohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në njoftim theksohet se gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, e cila fillon në orën 18:00, është paraparë vetëm ndryshimi i datës së shortit, ndërsa data e re do të caktohet pikërisht në këtë mbledhje.