Ndërron jetë infermierja 32 vjeçare

Ndërron jetë infermierja 32 vjeçare

Copy of Podujeva Sot Telefon

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, ku Kristina Kokaj, infermerja e cila prej vitesh shërbente me përkushtim në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, është ndarë nga jeta në moshë të re.

Kristina njihej për humanizmin, qetësinë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm ndaj pacientëve, duke fituar respektin e kolegëve dhe komunitetit ku shërbeu.

Për shumë vite ajo ishte simbol i profesionalizmit, korrektësisë dhe përkushtimit të pakushtëzuar, duke ushtruar detyrën me dinjitet, përulësi dhe dashuri të madhe për njerëzit në nevojë.