Ramiz Lladrovci ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke kërkuar hapje urgjente të PDK-së ndaj figurave të rëndësishme që sot nuk janë pjesë aktive e politikës. Sipas tij, kjo është e domosdoshme për “kthesën e madhe” që i duhet vendit dhe për sigurimin e fitores më 28 dhjetor.
Ai thekson se Kosova ka nevojë për ndryshim kursi “menjëherë”, ndërsa PDK-ja do të forcohej dukshëm me përfshirjen e profileve si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, Buna Mustafa, Kolë Krasniqi, si dhe vajzat e Profesor Çettës, Agata dhe Donika.
Lladrovci kujton se PDK-ja dikur kishte degë të mbushura me personalitete të nivelit të lartë akademik në Prishtinë, “dhjetëra profesorë e doktorë shkencash”, që sot mungojnë si në parti ashtu edhe në Parlament.
Ai thotë se skena politike kërkon kompetencë, përkushtim dhe besim, ndërsa Kosova ka nevojë për rikthim te vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.
“Me vullnet e përkushtim, arrihet fitorja”, përfundon Lladrovci.