Pse dështoi koalicioni me LDK-në, flet Limaj

Pse dështoi koalicioni me LDK-në, flet Limaj

Fatmir-Limaj-foto-Fatmir-Limaj-Facebook

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet e dështimit të një koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Limaj ka thënë se elektoratet e ndryshme të të dy subjeketeve politike dhe koha e shkurtër deri në zgjedhje kanë qenë dy nga arsyet kryesore për një mungesë të bashkëpunimit mes NISMA-s e LDK-së.

“Kemi pasur diskutime dhe komunikime të vazhdueshme me Abdixhikun, e kam vlerësuar mënyrën e të menduarit të tij dhe më bën përshtypje mënyra e tij të menduarit. NISMA dhe LDK ka dy elektorate të ndryshme, është kohë e ndryshme, dhe nuk mund të thyejmë barriera të së kaluarës, tani për tani është e pamjaftueshme. Kam qenë i interesuar të jem shumë i ndershëm me ta, kam pasur dyshime se nuk do të mund të jap kontribut në atë koalicion për shak të lëvizjes së elektoratit. Do të gjejmë rrugë të bashkëpunimit paszgjedhor, i vlerësoj ato takime dhe angazhimet e Abbdixhikut”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Limaj bëri të ditur se NISMA do të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.