Bulliqi reagon pas ndarjes nga jeta të mësimdhënëses Nazife Halimi Gashi

Bulliqi reagon pas ndarjes nga jeta të mësimdhënëses Nazife Halimi Gashi

IMG_4899

Postimi i kryetarit Bulliqi:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses Nazife Halimi-Gashi.

Ajo do të mbahet mend si një mësimdhënëse shumë e përkushtuar dhe me kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj, që la gjurmë të pashlyera në arsimin në Podujevë.

Sot Podujeva humbi jo vetëm një mësimdhënëse profesioniste, por para se gjithash një njeri të mirë si Xifja, siç e thërrisnin kolegët.

Ngushëllimë familjes, kolegëve e miqve të së ndjerës Nazife Halimi – Gashi.