Qytetarët do të rimbursohen, vjen lajmi i mirë

Qytetarët do të rimbursohen, vjen lajmi i mirë

albin kurti

Trafiku Urban ka dalë me një njoftim shumë të rëndësishëm.

Për shkak të protestës, janë humbur 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore dhe këto ditë do të kompensohen.

Më poshtë postimi i plotë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se për shkak të protestës së ndërmarrjes sonë, e cila është zhvilluar nga data 24.11.2025 deri më 02.12.2025, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore. Për t’ju kompensuar, ditët e humbura do të shtohen dhe vlefshmëria e biletës suaj mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes.

Për të realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, ju lutemi të ndiqni këto hapa:
1. Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.
2. Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.
3. Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.
4. Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja:

1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)
Orari i punës:
E hënë – E premte: 07:00 – 21:00
E shtunë: 07:00 – 14:00
3. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00

Kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës!