Mësohen edhe 3 kandidatë tjerë për deputetë nga LDK

Mësohen edhe 3 kandidatë tjerë për deputetë nga LDK

lumir8

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari i degës dhe njëherit kryetar i komunës, Ilir Ferati.

Qëllimi kryesor i takimit ishte caktimi i kandidatëve për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Me vendim unanim, Kryesia e degës ka zyrtarizuar tre kandidatët që do të përfaqësojnë Istogun në garën zgjedhore: Serbeze Kabashi-Muçaj, Shkëmb Manaj, Besim Mulaj.