Një aksident i rëndë ka ndodh në në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Mitrovicës. Zëdhënësi i saj, Avni Zahiti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë”.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Aksident i rëndë në Koshtovë, Policia: Është lënduar një person appeared first on Sinjali.