Ambasadori britanik kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për procesin zgjedhor dhe domosdoshmërinë e formimit të shpejtë të institucioneve të reja.

Hargreaves ka bërë të ditur se gjatë bisedës ka theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë dhe pa tensione, duke shprehur pritjet që fushata të zhvillohet normalisht.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresa ime është që fushata zgjedhore të zhvillohet pa probleme, me synimin që pas zgjedhjeve të bashkëpunojmë për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.