Lajm i mirë nga Albin Kurti

Lajm i mirë nga Albin Kurti

IMG_4786

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar lajmin e publikuar një ditë më parë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me numrin rekord të bizneseve të reja të regjistruara në vend.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja është rritur çdo vit dhe ka arritur nivele më të larta se në secilin vit para ardhjes së kësaj qeverie. Sipas tij, shtimi i bizneseve është dëshmi e një ekonomie në rritje të vazhdueshme.

Ministri Murati një ditë më parë njoftoi se deri në fund të tetorit, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara e ka kaluar shifrën prej 11 mijë, ndërsa deri në fund të vitit pritet që kjo shifër të tejkalojë 13 mijë – duke vendosur rekord të të gjitha kohërave.

Ai shtoi se ky trend është tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë dhe i besimit të sipërmarrësve në tregun vendor.

Grafikat e prezantuara nga ministri tregojnë rritje të vazhdueshme të bizneseve të reja vit pas viti, duke shënuar një nga periudhat më dinamike të zhvillimit ekonomik në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *