

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Të dyshuarit kryesisht janë të moshës madhore, të cilët edhe krijojnë raporte të afërta me të miturat, me qëllime seksuale, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu, një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar dhunimin e saj nga një 18-vjeçar.
Sipas të dhënave që ka Sinjali, më 02 dhjetor, rreth orës 10:00, vajza A.S., rreth 12-vjeçare, e shoqëruar nga gjyshërit, është paraqitur në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut, ku ka raportuar se një ditë më parë, më 01.12.2025 rreth orës 13:00, është dhunuar në shtëpinë e të dyshuarit A.Q., rreth 18-vjeçar.
I dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.