LAJMI I FUNDIT: Merret zyrtarisht vendimi për Trafikun Urban

 

 

Postimi i Trafikut Urban:

Të nderuar qytetarë,

Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga neser, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.

Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *