Aksident me fatalitet, këmbësori humb jetën

Aksident me fatalitet, këmbësori humb jetën

Copy of Podujeva Sot Telefon

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Shqipëri.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Bashkim Hida.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *