Komuna e Prishtinës punon sonte edhe pas orarit të rregullt – Shkak alokimi i mjeteve

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave.

Më poshtë postimi i tij:

Lajm i mirë për qytetarët dhe punëtorët e Kryeqytetit: më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit.

Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.

Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt.
Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria.

Falënderojmë qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *