

Bllokada në Prishtinë po vazhdon pasi Ministria e Financave ende nuk ka transferuar mjetet.
Ditë më parë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, asamblistët e Prishtinës votuan për mjetet vetanake në vlerë 28 milionë euro.
Dje, asamblistë të VV-së thanë që mjetet janë transferuar dhe Trafiku Urban shpejt kthehet në qarkullim.
Por, e vërteta po del të jetë ndryshe, pasi kryetari Rama me anë të një postimi ka njoftuar që mjetet nuk janë transferuar ende.