Lumir Abdixhiku shpërthen ndaj VV-së: ‘Duajnë të manipulojnë votat…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të forta ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e PZAP-së që rrëzoi mundësinë e votimit të diasporës jashtë ambienteve të konsullatave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një postim të gjatë në Facebook, Abdixhiku i referohet VV-së si “sekt” dhe kujton rastet e mëparshme kur kjo lëvizje kishte tentuar të implementonte votimin me email, duke i quajtur “kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive”.

“Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletëvotime vet. Këto raste janë ende në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoi. Drejtësia dhe ligji qëndruan,” ka shkruar Abdixhiku.

Ai shtoi më tej:

“Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *