Video nga vendi ku u vra biznesmeni shqiptar

Video nga vendi ku u vra biznesmeni shqiptar

IMG_4513

Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, u qëllua me tre plumba brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.

Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit.

Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

Mëhalla ishte ne gjyq për armbajtje pa leje, posedim të sendesh të jshtëligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *