Mbyllet afati për koalicione, VV bashkëpunon me këto parti

Mbyllet afati për koalicione, VV bashkëpunon me këto parti

kurti7

Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 23 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur – kanë plotësuar online formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, sqaroi Elezi.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE:

“Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. SRPSKA LISTA;

14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

15. FJALA;

16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

18. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);

19. KOSOVSKI SAVEZ; dhe

20. NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.

Iniciativat qytetare:

21. PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe

22. INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur:

23. NEDŹMIDIN SEJDILAR”, konfirmoi Elezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *