Komuna e Podujevës ka shpallur konkursin letrar “Kadri Kadriu” për vitin 2025, ku krijuesit nga gjithë vendi ftohen të konkurrojnë me poezi, ese dhe tregime të shkurtëra.
Punimet mund të dorëzohen deri më 12 dhjetor 2025, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 19 dhjetor, në Galerinë e Arteve në Podujevë.
Ky konkurs tashmë është bërë traditë, duke synuar të promovojë krijimtarinë letrare dhe të përkujtojë veprën e autorit të njohur Kadri Kadriu.

