Rrugë të mbuluara me ujë, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes për shkak të reshurave të shiut dhe rrugëve të mbuluara me ujë.

Policia thekson se bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar.

“Policia apelon për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *