Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme në deklarimin e të hyrave gjatë këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Në periudhën janar – tetor 2025, bizneset e këtij sektori kanë deklaruar gjithsej 70,561,636 euro të hyra, krahasuar me 65,755,414 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo nënkupton një rritje prej 4,806,222 euro, ose 7.3% më shumë në raport me vitin e kaluar.
Sipas ATK-së, kjo rritje tregon një përmirësim të dukshëm në nivelin e deklarimit dhe të disiplinës fiskale, duke reflektuar ndërgjegjësimin e bizneseve të ndërtimit për raportim të saktë financiar dhe zbatim të obligimeve tatimore.
🔹 Burimi: Administrata Tatimore e Kosovë