Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar për përfitimin e shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Sipas tij, 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore, publike e private, janë përfshirë në grupin e parë të përfituesve.
Kurti ka shtuar se pjesa tjetër e aplikuesve që plotësojnë kriteret do të shqyrtohen dhe procesohen në grupin e dytë në ditët në vijim.
“Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Kurti.