Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku ka humbur jetën një këmbësor.
Njoftimi:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.