Incidenti fizik me qytetarin, Anton Quni i del në mbrojtje Armend Zemajt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë ditën e premte në një incident fizik me një qytetar.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, përmes një reagimi në Facebook, i ka dalë në mbrojte bashkëpartiakut të tij, duke shkruar se është me fat që ka një bashkëpunëtor të tillë.

“Jam shumë me fat që kam bashkëpunëtor si Armend Zemaj! Në punën tonë të përditshme, Armendi shquhet për qasjen e tij paqësore dhe gjithmonë bashkëpunuese. Është vërtet fisnik në sjellje, një person i urtë që di të dëgjojë dhe të ofrojë zgjidhje me maturi. Kontributi i tij, përveç profesionalizmit, sjell një frymë pozitive dhe qetësie në ekip”, ka deklaruar ai.

One thought on “Incidenti fizik me qytetarin, Anton Quni i del në mbrojtje Armend Zemajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *