Në bazë të 10,62% të votave të numëruara për Asamblenë Komunale në Podujevë, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur rezultatet e para të kandidatëve më të votuar.
Krahas kryetarit aktual të komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili prin bindshëm me 1,466 vota, në vijim janë 10 kandidatët më të votuar të VV-së, sipas renditjes aktuale:
1️⃣ Adelina Stublla – 140 vota
2️⃣ Avni Fetahu – 111 vota
3️⃣ Valdet Kamerolli – 74 vota
4️⃣ Bahri Selimi – 72 vota
5️⃣ Florent Hasani – 71 vota
6️⃣ Artrit Mulliqi – 60 vota
7️⃣ Luljeta Muçolli Azemi – 58 vota
8️⃣ Lirie Hoti Rama – 55 vota
9️⃣ Ragip Fetahu – 49 vota
🔟 Ardi Hasani – 48 vota
Procesi i numërimit po vazhdon, dhe pritet që me përditësimin e rezultateve të dalin ndryshime të mundshme në renditjen e kandidatëve.