Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot, më 9 tetor 2025, mban tubimin elektoral përmbyllës në Podujevë.
Tubimi do të zhvillohet në Sheshin “Ali Ajeti”, duke filluar nga ora 18:00.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të LDK-së dhe qytetarë nga mbarë Podujeva, në përmbyllje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
“Nga ora 18:00, ju presim në Sheshin ‘Ali Ajeti’, në tubimin elektoral përmbyllës”, thuhet në njoftimin e LDK-së, që zhvillohet nën moton “Podujeva përtej”.