Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Podujevë këtë të shtunë, më 11 tetor, duke filluar nga ora 14:30, në sheshin e qytetit të Podujevës.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ky tubim do të shënojë mbylljen e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, nën moton “Bashkë për Podujevën”