Aksident me fatalitet në Suharekë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Suharekë.

Si pasojë, një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar.

NJoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Suharekë / 28.09.2025 – 19:50. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, ndërsa katër persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës duke u ndeshur frontalisht me autobusin. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që i dyshuari (drejtuesi i veturës) të ndalohet, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *