Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se qeveria e tij do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar një vale vendesh që kanë marrë këtë vendim javëve të fundit, shkruan BBC.
Makron bëri thirrje për një administratë tranzitore në Gaza me përfshirjen e Autoritetit Palestinez, e cila do të ketë për detyrë mbikëqyrjen e shpërbërjes së Hamasit.
Ai tha se Franca është e gatshme të kontribuojë në një “mision stabilizimi” në Gaza, duke ngritur mundësinë e një pranie ndërkombëtare të sigurisë në këtë territor.