Ramabaja provokon me fyerje ndaj besimtarëve: “Vetëm ndonjë mjekrrosh kundër SHBA” – Mehmetaj e godet: Mos përçaj, edhe në Kongres ka myslimanë me mjekër

Analisti  Ramabaja ka deklaruar se “nuk njeh asnjë shqiptar që është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveç ndonjë mjekrroshi”, duke ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Ndër të parët që reagoi ishte Lirim Mehmetaj, i cili e quajti deklaratën fyese për besimtarët myslimanë.
“Mos fyej askënd për bindjet islame, pasi edhe në Kongresin amerikan ka persona myslimanë që mbajnë mjekrra,” ka shkruar Mehmetaj, duke theksuar se besimi fetar nuk duhet të përdoret si arsye për etiketime apo përçarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *