Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar sot për nënshkrimin e një memorandumi me Ministrinë e Infrastrukturës, me vlerë prej 4 milionë euro. Ky projekt parasheh ndërtimin dhe meremetimin e shtratit të lumit Llap dhe lumenjve tjerë në territorin e Podujevës.
Sipas Bulliqit, investimi synon të rrisë sigurinë e qytetarëve, të shtëpive dhe pronave, duke parandaluar vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore. “Bashkë me Qeverinë e Kosovës po realizojmë punë të mira për Podujevën,” ka deklaruar ai.