Qeveria merr vendime për projekte madhore në disa komuna të Kosovës

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar një varg vendimesh për shpronësim të pronave në funksion të projekteve kapitale në disa komuna të vendit.

Podujevë, është miratuar shpronësimi për ndërtimin e dy ndërtesave banesore me gjithsej 133 njësi, prej të cilave 106 do të jenë banim të përballueshëm dhe 27 banim social, me vlerë investimi prej 13.6 milionë euro.

Ferizaj, do të shpronësohen pronat e menaxhuara nga AKP-ja për ndërtimin e Qendrës për Sport dhe Kulturë, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e aktiviteteve rinore e sportive në qytet.

Prizren, vendimi i sotëm parasheh shpronësimin për projektin “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në lagjen Dushanovë, duke i hapur rrugë ndërtimit të hapësirave të reja arsimore dhe sportive.

Suharekë, Qeveria ka miratuar shpronësimin për zgjerimin e rrugëve Mushtisht–Shtërpcë dhe Korishë–Kabash, projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe qasjes ndërkomunale.

Ndërsa në Gjilan, është miratuar shpronësimi për projektin FLLOWS, që përfshin investime në ujësjellësin dhe qarkoren e jashtme të qytetit, me një vlerë totale prej 42 milionë euro.

Këto vendime të Qeverisë së Kosovës pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës, banimit dhe kushteve të jetesës së qytetarëve në disa nga komunat më të mëdha të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *