Ish-presidentja Jahjaga takohet me Barack Obamën në SHBA, kërkon mbështetje të mëtejshme për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Samitin Global të organizuar nga The Jefferson Educational Society në Erie, Pensilvani, ku ka folur për adresimin e pasojave të luftës gjatë mandatit të saj presidencial.

Në margjinat e samitit, Jahjaga ka zhvilluar një takim me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës. Ajo ka kërkuar nga Obama angazhim të mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat janë sfiduar pas pezullimit të dialogut strategjik së fundmi.

Jahjaga theksoi se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare.

“Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, ka deklaruar Jahjaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *