Kryetari i NISMA Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e komunës së Podujevës. Ai ka renditur disa nga prioritetet kryesore që synon të realizojë, duke përfshirë:
-
Lumenj të pastër dhe kanalizime moderne
-
Spital modern në Podujevë
-
Arsim pa ndikim politik dhe shkolla moderne
-
Riciklim me shpërblim për qytetarët
-
Rrugë të reja dhe mirëmbajtje në qytet e fshatra
-
Fusha sportive moderne në Peran dhe Dumosh
-
Të drejtat e punëtorëve pa gjykata
-
Fabrikë të duhanit në Llap për vende të reja pune
-
Grante për bujq sipas meritës, jo militantizmit
-
Kamera sigurie në qytet e fshatra pa cenuar privatësinë
-
Trajtim human për qentë endacakë