Pezullimi i Dialogut Strategjik, reagon Qeveria: Kur kritikat janë konkrete përpiqemi t`i korrigjojmë veprimet tona

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi ShBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

Përmes një reagimi, qeveria ka vlerësuar se Kosova gjithmonë është mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Në reagim thuhet qeveria i mirëpret kritikat e ShBA-së.

Madje, aty thuhet se kurdo që ato janë konkrete Qeveria përpiqet t`i korrigjojë veprimet e saj.

“Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona”, është thënë në reagimin e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *