Nexhmi Muqiqi: “Nuk dua votën e atyre që thonë se UÇK-ja ka bërë krime”

Kandidati për Kuvendin Komunal të Podujevës, Nexhmi Muqiqi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se nuk kërkon votën e atyre që pretendojnë se UÇK-ja ka kryer krime.

“S’dua votën e tyre, sepse asnjë kuptim nuk ka as komuna, as Kosova, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pa krerët e saj”, ka deklaruar Muqiqi.

Ai shtoi se trashëgimia e UÇK-së është themeli i lirisë dhe i pavarësisë së vendit dhe se çdo tentim për ta njollosur atë është i papranueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *