Në pasditen e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është therur dhe dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se lidhur me rastin, policia ka arrestuar personin e dyshuar.
“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, tha ajo.
