Një njoftim i shpërndarë sot nga një kopsht privat në Prishtinë ka shkaktuar reagime tek prindërit, pasi paralajmëron se duke filluar nga data 01.09.2025, tarifa mujore për ndjekjen e fëmijëve do të jetë 150 euro.
Në njoftim thuhet se ky ndryshim është rezultat i një “marrëveshjeje të përgjithshme në nivel me kopshtet tjera”.
Megjithatë, ky veprim përbën shkelje ligjore, pasi sipas Ligjit Nr. 04/L-138 për Arsimin Parauniversitar dhe Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t për institucionet parashkollore, çmimet nuk mund të caktohen në formë të njëanshme apo përmes marrëveshjeve të brendshme ndërmjet pronarëve, duke krijuar monopole ose marrëveshje kartel. Çdo ndryshim në tarifa duhet të jetë i arsyetuar, i bazuar në kosto reale dhe i miratuar nga organet përgjegjëse.
