Shoqata Humanitare “Tradita”, në bashkëpunim me iniciativën “Ujë për jetë”, ka shpërndarë ujë falas për qytetarët e Podujevës dhe mërgimtarët që kalojnë në pikën kufitare të Merdares, në këto ditë me temperatura të larta.
Ky është viti i shtatë që “Ujë për jetë” zhvillon aktivitete të tilla humanitare, ndërsa për “Traditën” është bashkëpunimi i dytë në këtë nismë.
Qytetarët dhe mërgimtarët e kanë pritur me mirënjohje këtë veprim, duke e cilësuar si një gjest të domosdoshëm në këto ditë të nxehta.
“Zoti i shpërbleftë bamirësit”, kanë shkruar nga Shoqata “Tradita”.