Ky është i riu që u gjet pa shenja jete në Sekiraçë të Podujevës

Një i ri dyshohet se është gjetur pa shenja jete në Sekiraçë të Podujevës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Valon Breznicën, i moshës rreth 35-40 vjeçare

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu, në vendngjarje po qëndrojnë njësitë e reagimit të shpejtë dhe hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, ndërsa disa persona janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *