Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK, Ekrem Hyseni, ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai tha se lista përmban profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët përfaqësojnë dinjitetshëm qytetarët e Podujevës. Hyseni e cilësoi atë si “listën e fitores” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përkrahin secilin kandidat, duke theksuar se të gjithë do të jenë në shërbim të interesit qytetar.
Ekrem Hyseni prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale të Podujevës