Hapet Panairi i Librit “Podujeva 2025” në kuadër të “Ditëve të Diasporës”

Në Podujevë sot u hap edicioni i katërt i Panairit të Librit “Podujeva 2025”, aktivitet ky që zhvillohet në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Nënkryetarja Marigona Lahu, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanica, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Kryetari Bulliqi vlerësoi rëndësinë e panairit, duke theksuar se ai synon të promovojë librin dhe të nxisë kulturën e leximit. Ai falënderoi përfaqësuesit e rreth 20 shtëpive botuese që po marrin pjesë, duke u ofruar lexuesve një gamë të gjerë titujsh.

Panairi, i cili po mbahet në Bulevardin e Qytetit, do të jetë i hapur deri më 13 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *