“As mantel nuk kishin!” – Ish-deputeti Korenica zbulon tmerrin në sallat e operimit

Prishtinë, 6 gusht 2025 – Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka publikuar një reagim të fortë emocional në lidhje me një përvojë personale që lidhet me sistemin shëndetësor publik. Ai ka kujtuar një ngjarje të ndodhur më 24 prill 2023, kur vajza e tij iu nënshtrua një operacioni në QKUK, por u përball me kushte tejet të rënda dhe mungesë të theksuar të pajisjeve elementare.

“Vajza ime u fut në sallë operimi, e traumatizuar, pa përgatitje psikologjike, e pa asnjë fjalë qetësuese. Kur mendoja që më e rënda kaloi, del mjeku dhe më thotë: ‘S’kemi pej as aspirator. Duhet me i ble vetë’”, shkruan Korenica.

Ai thotë se përveç mungesës së pajisjeve si aspiratorët dhe pejat kirurgjikale, u përball edhe me mungesë mantelash njëpërdorimshme. Reagimi i tij godet drejtpërdrejt në adresë të ministrit të atëhershëm dhe aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të cilin thotë se ishte i njoftuar për rastin, por nuk ndryshoi asgjë.

“Sot? S’ka ndryshuar asgjë. Në fakt, kemi një ‘përmirësim’: Qeveria në detyrë po na bën me dije që të mos ankohemi për barna. Pra, leji ti albuminat… 😞”, përfundon Korenica, duke ironizuar me qëndrimet e fundit qeveritare për mungesën e barnave në institucione publike.

Reagimi i tij është pritur me shumë komente dhe diskutime në rrjete sociale, duke rihapur debatin për gjendjen alarmante në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *