“Freski në Atdhe” – Fondacioni “Besëlidhja” shpërndan 6,000 shishe ujë për bashkatdhetarët dhe qytetarët e Podujevës

Fondacioni “Besëlidhja” ka përmbyllur me sukses projektin humanitar “Freski në Atdhe”, duke shpërndarë gjithsej 6,000 shishe ujë të freskët në dy lokacione të rëndësishme – në pikën kufitare të Merdarës dhe në sheshin qendror të qytetit të Podujevës.

Fillimisht, 3,000 shishe u shpërndanë në Merdarë, si shenjë respekti për bashkatdhetarët që rikthehen në atdhe gjatë verës dhe që kontribuojnë në gjallërimin ekonomik e shoqëror të vendit. Në fundjavën që lamë pas, aktiviteti u zhvendos në Podujevë, ku anëtarët e fondacionit shpërndanë edhe 3,000 shishe ujë për kalimtarët, në një kohë kur temperaturat ishin tepër të larta.

Gjatë aktivitetit në Podujevë, stafi i fondacionit u prit me mirënjohje dhe falënderime nga qytetarët, të cilët e vlerësuan gjestin si një simbol modest, por shumë domethënës, të kujdesit dhe solidaritetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *