Krenaria e familjes Maloku, Amari, është shpallur kampion në garat e Bashkësisë Islame në nivel komunal, duke siguruar vendin e parë mes bashkëmoshatarëve dhe duke fituar të drejtën për ta përfaqësuar Podujevën në garat e nivelit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë publik babai i tij, Xhevdet Maloku, i cili nuk ka fshehur emocionet e krenarisë për këtë arritje të të birit.
“Sot zemra më rreh më fort nga gëzimi dhe krenaria, sepse djali im Amari u shpall kampion. Tani do të ketë nderin të përfaqësojë Podujevën në nivelin republikan – një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi e artë për të treguar vlerat dhe përgatitjen e tij,” ka shkruar ai.
Një falënderim i veçantë iu drejtua mësueses Muhamedie Seta për punën dhe përkushtimin, si dhe nënës së Amarit për mbështetjen e palëkundur.
Me punë, përkushtim dhe dashuri për dijen, Amari Maloku po dëshmon se sukseset e vërteta ndërtohen me përkushtim dhe vlera. Podujeva tashmë ka një kampion që e përfaqëson me dinjitet në garat kombëtare.