Protestë në Prishtinë për Gazën – “Në Gaza s’ka jetë, por ne kemi zë”

Prishtinë, 9 gusht 2025 – Një protestë qytetare do të mbahet të shtunën më 9 gusht në Prishtinë, në përkrahje të popullit të Gazës dhe në kundërshtim ndaj dhunës që po zhvillohet atje.

Tubimi do të mbahet në Sheshin “Nëna Terezë”, përballë Ministrisë së Kulturës dhe pranë Kino ABC, duke filluar nga ora 19:00.

Nën moton “Në Gaza s’ka jetë, por ne kemi zë”, qytetarët ftohen të bashkohen për të ngritur zërin kundër vuajtjeve dhe shkatërrimit në Rripin e Gazës.

Protesta është e organizuar nga Shoqëria Civile dhe, sipas organizatorëve, ka marrë leje nga institucionet përkatëse të Kosovës.

Ky tubim vjen në kohën kur bota po përballet me pamje të rënda nga Gaza, e cila vazhdon të jetë nën bombardime dhe bllokadë humanitare, duke shkaktuar humbje të shumta në njerëz dhe shkatërrim të infrastrukturës civile.

Organizatorët theksojnë se protesta është paqësore dhe me qëllim sensibilizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *