Zjarri në Podujevë shkatërron 33 ari me fidanë dekorativë, dëmi rreth 20 mijë euro

Një incident zjarri ka shpërthyer në një parcelë me fidanë dekorativë në Podujevë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Një person ka raportuar se zjarri, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia, ka përfshirë një sipërfaqe prej 33 ari dhe ka shkatërruar fidanët e mbjellë me pisha dekorative.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se si pasojë e zjarrit që dyshohet se ishte shkaktuar nga pakujdesia është përhapur i janë djegur një sipërfaqe prej 33 ari e mbjella me fidanë-pisha dekorative në vlerë rreth 20, 000 €. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *