LAJMI I FUNDIT: Pagat me rritje për mbi 84 mijë shërbyes publikë!

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej 55 euro për gjithsej 84,230 shërbyes publikë në organizatat buxhetore anembanë vendit.

Kjo rritje është pjesë e fazës së dytë të rritjes vjetore prej 110 euro, e ndarë në dy pjesë sipas skemës:

🔹 +55€ nga janari 2025
🔹 +55€ nga korriku 2025

Me këtë veprim, Ministria e Financave thekson përkushtimin e saj në zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e sektorit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *